Guardiola gjen fajtorët për humbjen ndaj Wolves

Futboll

Guardiola gjen fajtorët për humbjen ndaj Wolves

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:08
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka qenë i zemëruar me lojtarët e tij pas humbjes së pësuar në kampionat kundër Wolves.

Veçanërisht trajneri spanjoll ka qenë i pakënaqur me Ruben Dias dhe Mateo Kovaçiç.

“Ne nuk bëmë detyrën tonë dhe nuk sulmuam me më shumë rrjedhshmëri dhe kjo është arsyeja pse patëm vështirësi”, ka thënë Guardiola.

“Kur kundërshtari mbron aq mirë, Kovacic ose Ruben duhet të sulmojnë qendërmbrojtësit e ekipit kundërshtar dhe ne nuk e bëmë këtë. Kjo është arsyeja pse patëm probleme.

“Megjithatë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe ata mbrohen shumë mirë në të gjitha situatat.

“Lojtarët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe e kemi bërë shumë herë që kur unë jam këti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat