Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Maltës

Futboll

Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Maltës

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:15
Pamje nga një ndeshje

Shqipëria U-15 për vajza luajti sot ndeshjen e dytë të turneut ‘UEFA Development’ për këtë grupmoshë ndaj Maltës.

Koha e rregullt e takimit të zhvilluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’ u mbyll me barazimin 3-3, teksa nga pika e bardhë e penalltive u treguan më të sakta maltezet, duke fituar ndeshjen 3-2. Golat për Shqipërinë u shënuan nga Audrita Lajthiza, Suada Braha dhe Zakea Tanaj.

Trajneri i ekipit U-15, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë formacion: Lusia Krraba (c), Desara Lorja, Hasije Jonuz, Marina Rushaj, Megi Faslija, Nejla Rakipaj, Albana Malaj, Kiara Syla, Audrina Lajthiza, Suada Braha, Gurie Memetaj.

Takimi nuk nisi mirë për vajzat kuqezi, të cilat e panë veten në disavantazh që në minutën e 5-të të takimit, me maltezet që kaluan të parat në epërsi. Golit të Maltës iu përgjigj shumë shpejt Shqipëria, me Lajthin që realizoi golin e avantazhit pak sekonda më vonë. Suada Braha gjen edhe golin e epërsisë për vajzat kuqezi në minutën e 20-të, pas një parabële fantastike. Avantazhi zgjati pak edhe për kuqezezat, teksa maltezet shënojnë dy gola të shpejtë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-2.

Në pjesën e dytë të takimit, vajzat kuqezi barazojnë rezultatin me Zakea Tanaj në minutën e 72-të, duke i çuar shifrat në 3-3. Skuadrat i drejtohen penalltive, nga ku del fituese Malta, me rezultatin final 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat