Asllani hidhet në sulm

Futboll

Asllani hidhet në sulm

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 21:07
Kosovare Asllani

Fitorja e ngushtë, 1-0 ndaj Italisë, falë golit të Kaneryd, nuk i mjaftoi kapitenesë Suedisë, Kosovare Asllanit për të lënë mënjanë kritikat dhe për të shijuar suksesin.

Lojtarja e Milanit në fakt ka drejtuar ashpër gishtin drejt federatës italiane të futbollit në lidhje me zgjedhjen e fushës ku zhvillohet ndeshja.

Ndeshja mes Italisë dhe Suedisë në Ligën e Kombeve u luajt në Castel di Sangro dhe Asllanit, si dhe pjesës tjetër të skuadrës, definitivisht nuk i pëlqeu zgjedhja: “Është shumë e diskutueshme që federata italiane po i vendos ndeshjet këtu, në pyje.

Kam parë më shumë kafshë se sa njerëz”, këto janë fjalët e ashpra të lëshuara për SVT Sport.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat