Derbi në Çair, të dielën

Futboll

Derbi në Çair, të dielën

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:32
Shkupi

Dihet edhe orari, përkatësisht datat e ndeshjeve të xhiros së 9-të në LPFMV për fundjavën e ardhshme.

Kështu, ndeshja në Gjorce Petrov, mes Makedonija GJP dhe Brera Strumica, është caktuar të shtunën (30.09.2023) me fillim nga ora 14:00, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera, si dhe derbi i madh në Çair, në të cilin takohen Shkupi dhe Struga TL. luajnë të dielën nga ora 14:00.

Përveç kësaj ndeshje të dielën luajnë edhe Bregallnica – Vardar, Rabotniçki – Tikvesh, Sileks – Voska Sport dhe Gostivar – Shkendija.

Ndërsa ndeshjet e xhiros së 7-të në LDFMV luhen të shtunën me fillim nga ora 14.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat