Forma fantastike e mesfushorit të Kombëtares

Futboll

Forma fantastike e mesfushorit të Kombëtares

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:37
Qazim Laçi

Kuqezinjtë e Kombëtares po kalojnë një formë të mirë edhe me klubet e tyre respektive.

Një rast, i cili duhet përmendur, është edhe ai i Qazim Laçit që është kthyer në një pikë të rëndësishme për Spartën e Pragës me kontributin e dhënë për kampionët çekë.

CIES (Observatori i Futbollit) ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asistet e dhëna deri tani, ku përfshihen 70 kampionate në të gjithë botën.

Atje vihet re se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asiste të dhëna në 90 minuta.

Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asiste, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës.

Qazim Laçi humbi dy ndeshjet e muajit shtator me Kombëtaren shqiptare si pasojë e një gjendjeje gripale, por pritet të rikthehet në tetor kundër Çekisë dhe Bullgarisë.

Ai ka zbritur që këtë fundjavë që kaloi në fushë me Spartën e Pragës dhe po ashtu luajti edhe në Ligën e Europës pak ditë më parë. Laçi u bashkua janarin e këtij viti me ekipin çek dhe që në sezonin e parë arriti të shpallej kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat