Vëllaznimi i jep një flakaresh të fortë Trepçës ’89 në Mitrovicë, ja renditja 

Futboll

Vëllaznimi i jep një flakaresh të fortë Trepçës ’89 në Mitrovicë, ja renditja 

Nga: K. G. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:56
Pamje nga ndeshja Trepça

Vëllaznimi i Gjakovës kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Vëllaznimi i jep një flakaresh të fortë Trepçës ’89 së favorizuar, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së pestë të LIgës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Golashënues është futbollisti Effiong Ekemini.

Trepça e Mitrovicës ka barazuar me rezultat 1:1 me Drenicën e Skenderaj.

Java e pestë - Grupi A

Rahoveci - Rilindja 1974 1:0
Istogu - Suhareka 1:1
Phoniex - Dinamo 0:2
Trepça '89 – Vëllaznimi 0:1
Trepça – Drenica 1:1

Pas javës së pestë, Dinamo kryeson me 13 pikë, pasojnë Suhareka me 10, Trepça '89 8, Rahoveci 8, Vëllaznimi 7, Trepça 7, Drenica 6, Rilindja 4, Istogu 4 dhe Phoniex 2 me pikë,   

Në javën e 6-të do të takohen: Drenica - Rilindja 1974, Trepça - Phoniex, Suhareka - Trepça '89, Dinamo - Istogu dhe Vëllaznimi - Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat