Vidal sërish provokon

Futboll

Vidal sërish provokon

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:54
Vidal dhe pamje nga një ndeshje

Arturo Vidal vazhdon të mbetet protagonist me bëmat e tij. Edhe këtë herë ai ka marrë të gjithë vëmendjen e shtypit pas të tjera deklaratave në adresë të Milanit dhe Interit.

Ai nuk i ka kursyer të dy klubet e Milanos pas paraqitjeve të para në mesjavë në Ligën e Kampioneve. Ai është treguar disi më i butë me Interin, ndërkohë që kritikat në adresë të Milanit kanë qenë të forta dhe pa filtra le të themi. Ai nuk ka ngurruar ta etiketojë përballjen mes Milanit dhe Njukasëllit si ndeshjen më të dobët në historinë e Ligë së Kampioneve, gjithnjë sipas tij.

Në fakt Milani e dominoi takimin kundër Njukasëllit, por pa mundur të gjejë golin që do t’i jepte tri pikët. Qëndrimi i ashpër i Arturo Vidalit ka ardhur në emisionin “RedGol’s Twitch” ku ka analizuar ndeshjet e para në grupe në Ligën e Kampioneve, me theksin te Milani.

KRITIKAT E FORTA – “Nuk dua të ndalem më gjatë, por ajo që dua të them se përballja mes Milanit dhe Njukasëllit ka qenë ndeshja më e shëmtuar në historinë e Ligës së Kampioneve. Ata idiotët nga Milano më lanë vërtet pa fjalë kundër Njukasëllit.

Prisja shumë më tepër nga Milani por kanë qenë një zhgënjim i vërtetë. Unë nuk e kuptoj Njukasëllin, janë të katërtit në Premier, por nuk mendoj se ka rëndësi të veçantë.

E veçanta e vetme ishte se kam parë një ndeshje të mërzitshme, një ndeshje të neveritshme. Ata janë me fat sepse dinë vetëm të vrapojnë. Në të kundërt nuk do të ishin në Champions”.

QËNDRIMI – Por ish-mesfushori i Interit nuk ka kursyer në kritikat tij as zikaltrit, të cilët arritën vetëm në fund të merrnin një pikë kundër Sociedadit, duke rrezikuar ta humbisnin ndeshjen.

Duke folur për Interit, Vidal ka vlerësuar Aleksis Sançez, teksa e cilësuar si të vetmin lojtar që është në gjendje të ndryshojë lojën. “Aleksis është ndryshe, kur ai hyn në lojë fytyra e Interit ndryshon. Te Interit, ai është i vetmi që mendon, di të bëjë pasimin, nuk e hedh topin kot.

Lojtarët e Interit e dinë se kur Aleksis ka topin, duhet të vrapojnë dhe të lëvizin, sepse ai mund ta pasojë ku të dojë, është i vetmi nga Interi që di të kthehet, që ka diçka më shumë, të tjerët janë si robotë, bëjnë vetëm atë që duhet të bëjnë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat