Rrëfimi i Lalës: Më kërkoi Bajerni, Brajtneri më ndiqte në stadium

Futboll

Rrëfimi i Lalës: Më kërkoi Bajerni, Brajtneri më ndiqte në stadium

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:53
Altin Lala

Altin Lala ka dhënë një rrëfim të jetës së tij futbollistike në “Soccer Talk Podcast”. Ish-mesfushori i Kombëtares ishte i ftuari i Skënder Gegës, me të cilin ka ndarë momente të rëndësishme për karrierën e tij.

Lala ka treguar hapat e parë në karrierë, ndërsa ka zbuluar se e ka kërkuar edhe Bajerni i Mynihut.

Gjithashtu ka ndarë me publikun edhe çastin kur iu bashkua për herë të parë Kombëtares U21, kur trajneri i atëhershëm e pa me mosbesim për shkak të përmasave trupore.

Me Borusia Fulgën luanim në ligë të tretë, ishim në vend të parë. Ishim edhe në fokus të skaudrave të tjera. Në atë kohë kishin filluar të vinin Frankfurti, Shtutgarti.

Edhe Bajerni ka dashur të më merrte mua për të  bërë stërvitje në ekipin e parë dhe për të luajtur me ekipin e dytë. Madje Brajtneri ka qenë katër herë në tribunë për të më parë.

Kisha nisur të merrja sipër në karrierë. Kur kam shkuar te U21-shi (Kombëtarja) kam nëshkruar kontratën me Hanoverin. Rrugës kam nënshkruar kontratën profesioniste.

Kur më pa Suljman Mema te U21-shi tha: “Po ky“?! Edhe unë po ta kisha parë veten time do kisha thënë: ‘

Po ky pse ka ardhur këtu‘? Me trup s’ta mbushja mendjen kurrë“, ka thënë Altin Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat