Mc Kresha jep dorëheqje nga Phoenix, klubi tregon arsyen

Futboll

Mc Kresha jep dorëheqje nga Phoenix, klubi tregon arsyen

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:49
Mc Kresha

Kreshnik Fazliu, i njohur si Mc Kresha, është larguar nga FC Phoenix.

Klubi nga Banja e Pejës ka njoftuar zyrtarisht sot për ndarjen e rrugëve me mitrovicasin.

Sipas njoftimit, Kreshniku dha dorëheqje për shkak se nuk ia doli të qëndronte afër klubit shkaku i angazhimeve të tij në muzikë.

39-vjeçari mbante pozitën e menaxherit gjeneral te klubi i Ligës së Parë.

“Tifozë të nderuar,

Dua t’ju informoj rreth një zhvillimi të rëndësishëm në klubin tonë, FC Phoenix, në lidhje me pozitën e menaxherit gjeneral.

Para disa mujave, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë Mc Kreshës.

Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit.

Si klub, jemi mirënjohës për marrëveshjen dhe i uronim sukses në të ardhmen. Ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të përmirësimit të performancës sonë dhe besojmë tek trajneri ynë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit”", njofton klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat