Kosova Dusseldorfit është favorite 

Futboll

Kosova Dusseldorfit është favorite 

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:04
Kosova

FC Kosova Dusseldorfit po bëhet gati për ballafaqimin e nesërm ku do të ndeshen me SG Rommerskirschen-Gilbach-in.

Kosova është favorite në përballjen e javës së shtatë të Bezirksliga.

Pritet një ndeshje e luftuar dhe kuqezinjtë prertendojnë fitore.

Kosova renditet në vend të dytë me 16 pikë apo me 5 fitore dhe 1 barazim.

“Këtë të premte ekipi ynë zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të Bezirksliga-s.

Këtë radhë ndeshemi me ekipin SG Rommerskirschen-Gilbach i cili qëndron në pozitën e 16 në tabelë me 1 fitore 1 barazim dhe 4 humbje.

Djelmoshat tanë janë të motivuar për të këtë ndeshje dhe të kthehen me tre pikë nga ky ballafaqim.

Andaj jeni të mirëseardhur ta përkrahni ekipin si gjithmonë edhe në këtë ndeshje. SG Roli-Gil - FC Kosova Dusseldorf luhet me fillim nga ora 19:30 në adresën Gorchheimer Weg 10, 41569 Rommerskirchen”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat