Derdhen milionat për të shkuar deri në “Wembley”

Futboll

Derdhen milionat për të shkuar deri në “Wembley”

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Liga e Kampioneve, turneu më prestigjioz europian i futbollit për klube, ofron jo vetëm ndeshje emocionuese dhe rivalitet sportiv, por edhe mundësi të pakrahasueshme financiare për 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve.

Përtej prestigjit dhe lavdisë në fushë, klubet që garojnë në këtë turne kanë mundësinë të mbushin arkat e tyre me të ardhura të konsiderueshme. Le të zbulojmë se sa para fitojnë realisht ata që marrin pjesë në garën e këtij sezoni.

Secila nga 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 15.64 milionë euro.

Për çdo ndeshje në grup, ekipet do të marrin 2.8 milionë euro për fitoren, 930 mijë euro për barazimin. Bonuset shtohen në fazat me eliminim direkt: 16 ekipet që do të shkojnë në 1/ 8-at do të përfitojnë 9.6 milionë euro, ndërsa çerekfinalistet 10.6 mln. Bileta në gjysmëfinale shpërblehet me 12.5 milionë euro. Kush shkon në “Wembley” arkëton 15.5 milionë euro, ndërsa fituesi merr 20 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat