Trajneri i Lecces: Ramadani më ka bindur që nga dita e parë

Futboll

Trajneri i Lecces: Ramadani më ka bindur që nga dita e parë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:40
Ylber Ramadani

Trajneri i Leçes, Roberto D’Aversa ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”, ku është ndalur pikërisht tek mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani.

“Lecce dëshiron të arrijë objektivin e vendosur në startin e kampionatit, që të qëndrojë në Seria A.

Dukej e pamundur të merreshin 7 pikë në 3 javët e para, por djemtë ishin mirë, tejkaluan pritshmëritë dhe merituan pikët që kanë. Ramadani u stërvit, bëri një punë të veçantë pasi vrapoi 28 km në dy ndeshje.

Ai është një lojtar që më ka bindur që nga dita e parë, duket se ka kohë që është këtu, sikur të ishte veteran.

Ai zëvendësoi Hjulmand në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat