Alimi: Nuk e kam pritur ftesën nga përfaqësuesja, përshtypjet janë shumë të mira

Futboll

Alimi: Nuk e kam pritur ftesën nga përfaqësuesja, përshtypjet janë shumë të mira

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:09
Alimi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, regjistroi fitoren e dytë në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, duke mundur Maltën me 2-0. Elif Elmas dhe Jovan Manev ishin golashënues në fitoren e pastër ndaj Maltës.

Në këtë ndeshje, 90 minutat e plota i regjistroi Isnik Alimi, i cili është një befasi e këndshme me paraqitjen e tij në terrenin e gjelbër. Alimi në prononcimin e parë para mediave potencoi se ishte tejet i befasuar nga ftesë e Milevskit.

“Nuk e kam prit ftesën dhe kur e kam marrë ka qenë një kënaqësi e madhe për mua dhe kam ardh me shumë kënaqësi dhe djemtë, stafi me kanë prit sa më mirë dhe më kanë bërë shumë më lehtë ardhjen time. Ndeshja me Italinë, sidomos, ishte shumë pozitive dhe rezultati ishte shumë pozitiv dhe ato minutat që luajta super, ishin ekstra, se smund e përshkruajë.

Por sot ishte më e veçantë se ishte hera e parë që luajë prej fillimi edhe me fitore dhe ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për ne dhe ishte shumë ndihmë e madhe me i gjetë golat shpejt”, tha Isnik Alimi, reprezentues i Maqedonisë.

Isnik Alimi ishte i befasuar me dy golat e shënuara në pjesën e parë ndaj Maltës, duke theksuar se kjo është arritur me përkushtim dhe koncentrim të ekipit, ndërsa nuk harron për të përmendur edhe përshtypjet e para.

“Përshtypjet janë shumë të mira. Edhe nuk e prisnim, sidomos në pjesën e parë që të shënojmë dy gola kaq të shpejtë, por bravo ekipit. Me punë dhe koncentrim e filluam mirë ndeshjen dhe shumë shpejtë i gjetëm dy golat.

Kjo ishte shumë e rëndësishme , sepse edhe fizikisht kishim shpenzue, para dy ditëve me Italinë d.m.th. kjo ishte një ndihmë shumë e madhe , me I gjetë dy golat e shpejtë”, deklaroi Isnik Alimi, reprezentues i Maqedonisë.

Kujtojmë se Isnik Alimi ishte pjesë e kampeve të Maqedonisë U17 dhe U19, por asnjëherë më parë nuk arriti që të regjistrojë asnjë paraqitje për ekipin senior të Maqedonisë. Aktualisht Alimi është pjesë e skuadrës së Sepsit më Rumani, ku luanë si i huazuar nga ekipi i Gabala-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat