Dimarco: Kundër Ukrainës një ndeshje shumë e rëndësishme

Futboll

Dimarco: Kundër Ukrainës një ndeshje shumë e rëndësishme

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:28
Federico Dimarco

Nëpërmjet kanaleve të federatës, mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, Federico Dimarco ka analizuar barazimin në Shkup dhe ka folur për sfidën ndaj Ukrainës.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë.

Për disa momente ishim mirë edhe në pjesën e dytë, por më pas ulëm ritmin.

Këto ndeshje rihapen edhe kur skuadrat kudnërshtare kanë pak raste.

Sfida me Ukrainën? Një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të mos humbur vendin e dytë në grup. Ndeshja e së martës do të jetë shumë e rëndësishme, duhet të fitojmë”, është shprehur Dimarco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat