Kosova si vullkan ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës! Vedat Muriqi i madh

Futboll

Kosova si vullkan ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës! Vedat Muriqi i madh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 shtator 2023 Në ora: 20:29 Përditësuar në ora: 22:43 më 09.09.2023
Kosova në festë

Super Kosova, baras me Zvicrën

Kosova ka barazuar ne rezultat 2:2 me Zvicrën, në takimin e xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.   

Vedat Muriqi është hero i barazimit në minutën e 90+4.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, sonte kanë pasur emocione të mëdha në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Image

Dy lojtarët shqiptarë së bashku me kombëtares e Zvicrës, u përshëndetën ashtu si iu ka hija nga tifozët Dardanët

Kosova - Zvicra 2:2

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Pristinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: J. Kehlet. 

Shënues; Muriqi (65 e 90+4'') - Freuler (14''), Rrahmani (79'-autogol).

Kartona të verdhë: Aliti, Loshaj, Rrahmani.

Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji (Muslija 46'), Rashica (Korenica 81'), Rrahmani, V. Berisha (Zhegrova 46'), Vojvoda, Paçarada, Muriqi, Loshaj (Hadërgjonaj 68') dhe B. Berisha (E. Krasniqi 54'). 
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni (Itten 63'), Freuler (Sow 84'), Xhaka, Rodriguez, Vargas (Ndoye 63'), Schar dhe Shaqiri (Okafor 84').

Lojë e hapur, me raste dhe katër gola të shënuar.

Xhaka e Shaqiri padyshim se kishin emocione për faktin se luanin ndaj vendlindjes së tyre, Kosovës.

Dy trima tanë përjetuan emocionet në Prishtinë.

Në minutën e 14-të, Fernandes asiston për mrekulli, ndërsa Remo Freuler nga afërsia me goditje të saktë kaloi në epërsi (0:1) Zvicrën.

Pas dy minutave (16’) Kosova pati rast ideal. Milot Rashica mashtroi mbrojtjen dhe portierin e Zvicrës, ndërsa Bernard Berisha nga rreth një metër nuk shënoi në portën e zbraztë, duke dërguar topin jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 18-të, Vedat Muriqi pati mundësi të mirë por gjuajtjen e tij e ndali portieri helvetik.

Në minutën e 39-të, Mërgim Vojvoda harkon bukur ndërsa Muriqi nuk ia del që të shënoj nga afërsia.

Fat për Zvicrën në minutën e 60-të, Vedat Muriqi kërceu bukur por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.  

Në minutën e 65-të, atmosfera në stadium shpërtheu si vullkan. Vedat Muriqi ka shënuar gol të bukur me kokë duke iu falënderuar harkimit maestral të Milot Rashicës.  

Në minutën e 79-të, Freulur nga rreth 15 metra në pozitë qendrore godet fortë e përtokë dhe Amir Rrahmani duke tentuar të pastrojë situatën ka shënuar autogol, 1:2.

Në minutën e 90+4, Vedat Muriqi me goditje të fortë ka barazuar rezultatin, 2:2.

Në Grupin I Zvicra kryeson me 11 pikë, duke lënë pas Rumaninë me 9, Izraelin me 8, Bjellorusinë 4, Kosovën 4 dhe Andorrën me 2 pikë.

Baras

(E plotësuar) - Kosova ka barazuar ne rezultat 2:2 me Zvicrën, në takimin e xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.   
Vedat Muriqi është hero i barazimit në minutën e 90+4.

Në minutën e 90+4, Vedat Muiqi si vullkan ka barazuar rezultatin!

87' Kosova kërkon barazimin.

84' Xherdan Shaqiri largohet nga fusha, krejt stadiumi në këmbë.

Kosova - Zvicra 2:2

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Pristinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: J. Kehlet. 

Shënues; Muriqi (65 e 90+4'') - Freuler (14''), Rrahmani (79'-autogol).

Kartona të verdhë: Aliti, Loshaj, Rrahmani.

Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji (Muslija 46'), Rashica (Korenica 81'), Rrahmani, V. Berisha (Zhegrova 46'), Vojvoda, Paçarada, Muriqi, Loshaj (Hadërgjonaj 68') dhe B. Berisha (E. Krasniqi 54'). 
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni (Itten 63'), Freuler (Sow 84'), Xhaka, Rodriguez, Vargas (Ndoye 63'), Schar dhe Shaqiri (Okafor 84').

79' Freuler godet nga rreth 15 metra dhe goditjen e tij e ka devijuar Rrahmani, 1:2 për Zvicrën.

78' Kosova ka shtuar presionin ndaj Zvicrës.

76' Kosova e do fitoren.

74' NJë atmosferë e rrallë, Zvicra po e ndjen presionin.

70' Lojë me emocione.65' MIlot Rashixca harkon për bukuri, ndërsa Vedat Muriqi shënon me kokë në stilin anglez,

60' Fat për Zvicrën, Vedat Muriqi kërceu bukur por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.  

56' Një pjesë e dytë mjaft e mirë por deri me tani mungojnë rastet ideale.

53’ Kosova e kërkon me ngulm barazimin, ndërsa Zvicra luan me siguri të madhe në mbrojtje.

50' Ndeshje e mirë, Zvicra duket se është e kënaqur me këtë rezultat.48' Dardanët në presion.

46' Fillon pjeesa e dytë.

Ka pjesa e parë mes Kosovës dhe Zvicrës. Zvicra është në epërsi me 0:1 me golin e futbollistit Freuler. që ka shënuar në minutën e 14-të.

45' Tre minuta shtesë.42' Drejt fundit të pjesës së parë.

39' Vojvoda harkon bukur ndërsa Muriqi nuk ia del që të shënoj nga afërsia.

38' Zvicra ka posedimin e topin deri me tash 66 për qnd karshi Kosovës me 34.

36’ Zvicra është lider i Grupi I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, ndërsa Dardanët nga katër ndeshje kanë vetëm një barazim dhe të gjitha humbje. 32' Kosova po tregon angazhim të madh.

30' Zvicra e rrezikshme.

28' Zvicra është në epërsi.

25' Rashica po e luan ndeshjen e 50-të me Kosovën.23' Djelmoshat e Ksovës kërkojnë golin

20' Lojë e bukur.

18' Goditjen e Muriqit në minutën e 18-të e ndali portieri helvetik.

16' Milot Rashica për bukuri mashtroi mbrojtjen e Zvicrës, ndërsa Bernard Berisha nga një metër nuk shënoi në portën e zbraztë

14' Fernandes asiston për mrekulli, ndërsa Remo Freuler nga afërsia me goditje të saktë kaloi në epërsi Zvicrën.

11' Kosova po tregohet  e rrezikshme. Milot Rashica dërgon goditje të fortë dhe portieri Sommer me mund të madh e shpëton portën e tij.9' Xherdan Shaqiri brenda 16-shit kërcënon portën e Kosovë por intervenon bukur Muriç.

8' Rreth 13 mijë shikues janë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 800 nga Zvicra.

7' Lojë e hapur, Kosova po tenton të afrohet në 16-shin zviceran.

5' Zvicra mjaft e rrezikshme.3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Flamujt e Kosovës valojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Atmosferë impozante.

Tifozi me fanellë interesante para ndeshjes Kosovë - Zvicër

Tifozi me mesazh të fuqishëm para ndeshjes Kosovë – Zvicër.

Ajo që bie në sy edhe me fanellë të dy shteteve, të ndara përgjysmë, Kosova - Zvicra.

Në fanellë është mbishkrimi në gjuhën shqipe: Jemi një.

Po ashtu në gjuhën angleze: Thank You Switzerland.

Gati për sfidën e madhe!

Futbollistët në fushë. Atmosferë e zjarrtë në Fadil Vokrri.

Kosova - Zvicra

Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji, Rashica, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Paçarada, Muriqi, Loshaj dhe B. Berisha. 

Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar dhe Shaqiri.

Lojtarët e Kosovës dalin për nxemje

Lojtarët e Kosovës dalin për nxemje!

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, tashmë kanë dal në terren për të bërë nxemjen para duelit me Zvicrën.

‘Dardanët’ dhe helvetët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Image

Kosova pas katër ndeshjeve renditet në pozitën e pestë në Grupin I me tre pikë të arkëtuara, krahas Zvicrës së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, që zë vendin e parë në kuotën e 10 pikëve.

Zvicra për fitore, Kosova për befasi

Luhet Kosovë – Zvicër, një përballje me aromë derbi, me emocione që kapërcejnë ato sportive, pasi në “Fadil Vokrri” do të zbresin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy “yjet” e Zvicrës, liderë të padiskutueshëm të një skuadre që dekadën e fundin ka shënuar arritje të konsiderueshme në futboll.

Kosovës, me vetëm tri pikë të grumbulluara në katër sfidat e para, i duhet një mrekulli para tifozëve “dardanë” për t’u kthyer në garë të paktën për vendin e dytë.

Trajneri slloven, Gliha, përballë formacionit helvet ka vendosur të hedhë në fushë këta lojtarë:

Në portë i zakonshmi Muric; në mbrojtje, nga e djathta në të majtë: Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada. Në mesfushë janë rreshtuar: Valon Berisha, Loshaj, Fazliji e Bernard Berisha, kurse në sulm dyshja Muriqi-Rashica.

Korenica: Kosovë plot cilësi, për tri pikë ndaj Zvicrës

Meriton Korenica është një nga risitë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë.

Takime për grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Përpara nisjes së duelit ndaj Zvicrës, që do të luhet në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.

26-vjeçari nga Rahoveci ka bërë shumë mirë te Ballkani, në kampionatin vendas dhe Conference League. Ndërkohë që pak ditë më parë u transferua në Turqi te Manisa FK.

“Për mua është një ëndërr e bërë realitet.

Më kanë pritur shumë mirë, dua t’i falënderoj të gjithë. Emocion i madh, e kemi obligim të bëjmë maksimumin për shtetin tonë.

E falënderoj shumë edhe trajnerin, më ka pritur shumë mirë. Ai vendos për gjithçka, ne jemi gati të shfrytëzojmë çdo minutë që na jep ai.

Jam gjithmonë i gatshëm, por vendos trajneri për minutazhin. Është një ekip shumë i mirë, djemtë janë shumë të mirë. E përkrahin të gjithë njëri-tjetrin. Është kënaqësi për mua që jam këtu, shpresoj të jem edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës.

Zvicra? E vështirë, Zvicra është shumë e fortë. Por, ne kemi lojtarë cilësorë, të gjithë janë në maksimum. Shpresoj të marrim pikët maksimale. Të gjithë janë të gatshëm për maksimumin.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes? Shumë e mirë. Të gjithë po e presin ndeshjen, të gjithë janë gati të japin maksimumin”, deklaroi mesfushori ofensiv.

Kosova -  Zvicra, publikohen formacionet zyrtare!

Kosova -  Zvicra, publikohen formacionet zyrtare!

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Kosova - Zvicra

Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji, Rashica, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Paçarada, Muriqi, Loshaj dhe B. Berisha. 
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar dhe Shaqiri.

Në orën 20.45: Kosova përballet me Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës 

Në orën 20.45 përballen Kosova dhe Zvicra.

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me shokë sfidojnë Dardanët.

Ndeshja është e vlefshme e xhiros së pestë të Grupit I kualifikueseve për Kampionatin Evropian.  

Zvicra kryeson me 10 pikë dhe Kosova renditet në vend të pestë me 3 sosh.

Kosova - Zvicra

Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji, Rashica, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Paçarada, Muriqi, Loshaj dhe B. Berisha. 
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar dhe Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat