Konfirmohet një mungesë për Sylvinhon

Futboll

Konfirmohet një mungesë për Sylvinhon

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:57
Shqipëria

Kur kanë kaluar më pak se 24 orë nga barazimi 1-1 në Pragë ndaj Çekisë, kuqezinjtë e Sylvinhos janë rikthyer sërish në fushën stërvitore të Shtëpisë së Futbollit, për t’u përgatitur për sfidën tjetër, atë ndaj Polonisë, e planifikuar për të dielën në “Air Albania”.

Entuziazmi i pikës së marrë në Pragë është hedhur pas krahëve dhe të gjithë kanë nisur të mendojnë për takimin e të dielës, që është edhe më i rëndësishëm se transferta çeke.

SuperSport mëson se mesfushori Qazim Laçi nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe nuk do të jetë në dispozicion të Sylvinhos as për sfidën me Poloninë, pasi humbi më parë edhe transfertën çeke.

Mesfushori u prek nga një virozë dhe pa nga televizori ndeshjen me Çekinë, por duket se nuk ia ka dalë të të rikuperojë as për të dielën, teksa do të jetë mungesa e vetme për sfidën ndaj polakëve.

Pjesa tjetër e grupit do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit Sylvinho, që sot dhe nesër do të vlerësojë gjendjen fizike të të gjithëve, për të përcaktuar edhe formacionin që do të hedhë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat