Muani: I lumtur që jam kthyer në shtëpi

Futboll

Muani: I lumtur që jam kthyer në shtëpi

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:37
Kolo Muani

Kolo Muani, sulmuesi i talentuar francez, është tepër i lumtur për transferimin e tij te PSG dhe këtë gjë ai nuk kishte kurrësesi ta fshihte.

“Është klubi që kam mbështetur si fëmijë dhe është vendi ku jam rritur.

Është qyteti im, kështu që edhe unë kam bërë gjithçka për t’u kthyer.

Është gjithmonë mirë të kthehesh në bazë dhe të përpiqesh të shkosh sa më larg me klubin.

Pastaj jam kurioz të shoh se çfarë dëshiron të bëjë trajneri me këtë ekip të ri dhe me këtë projekt që më tërheq jashtëzakonisht shumë. Tani duhet të fillojmë punën”, u shpreh Kolo Muani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat