Skriniar: Tani jemi përmirësuar

Futboll

Skriniar: Tani jemi përmirësuar

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:42
Milan Skriniar

Milan Skriniar Milan Skriniar u transferua këtë verë nga Inter te Paris Saint-Germain me parametër zero.

Mbrojtësi sllovak është pjesë e titullarëve të trajnerit Luis Enrique ndërsa së fundmi nga grumbullimi me Sllovakinë thekson se do të bëjë gjithçka për të bërë të lumtur tifozët parizienë.

“Jam i lumtur sepse tani ndjehem mirë fizikisht, ndeshjet e para me PSG nuk shkuan ashtu siç ne ndëshironim.

Por, trajneri Enrique gjithnjë na ka komplimentuar për paraqitjen dhe së fundmi jemi rikthyer te rezultatet pozitive.

Jam i bindur se skuadra do të vijë në rritje përgjatë sezonit.

Dua të luaj sa më shumë sepse kam si objektiv të bëj të lumtur tifozët e PSG dhe të vërtetoj se kam çfarë t’i jap këtij klubi”, u shpreh Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat