Milik refuzon të flasë për Shqipërinë

Futboll

Milik refuzon të flasë për Shqipërinë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:21
Lewandowski e Milik

Shanset e Polonisë për të shkuar në Euro 2024 kalojnë nga përballja e kësaj të diele ndaj Shqipërisë në “Air Albania”.

Por sipas Arkadiush Milik, sulmuesit të Polonisë dhe Juventusit, ekipi duhej të ishte po aq i përqendruar për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe për të mos hedhur një tjetër hap të gabuar,

Kjo është arsyeja pse në konferencën e sotme për shtyp, ai nuk ka pranuar të flasë për ndeshjen ndaj Shqipërisë në fundjavë, por vetëm atë të enjtes ndaj nordikëve.

“Është e vështirë për mua të krahasoj Ishujt Faroe me rivalët e tjerë, Ata padyshim mbrohen mirë, mundohen që të mbulojnë mangësitë që kanë nëpërmjet organizimit.

Në letër, teorikisht ne jemi skuadra më e fortë, por pastaj është fusha e lojës ajo që verifikon gjithçka.

Nëse nuk hyjmë në këtë ndeshje të fokusuar duke menduar që duhet të fitojmë, do të krijojmë shumë probleme për veten tonë, Nuk dua të flas për Shqipërinë tani, si fillim duhet të hedhim hapin e parë.

Ne jemi aty ku jemi në renditjen e grupit dhe mendoj se kjo duhet të jetë një tronditje për ne.

Kjo situatë mua më motivon. Nuk ka më vend për gabime nëse duam të luajmë në Europian”, tha sulmuesi 29-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat