Vllaznia, optimiste përpara

Futboll

Vllaznia, optimiste përpara

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:50
Vllaznia

Shkodranet të mërkurën përballë Hajvalisë, ndërsa kërkojnë kalimin e raundit!

Vllaznia në futboll për femra tashmë është gati për Ligën e Kampioneve, ndërsa grupi 7 do t’i luajë ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shkodranet përballen me Hajvalinë, ndërsa trajneri i vajzave kuqeblu, Haris Lika, tregon atë që Vllaznia do të japi në fushën e lojës.

"Besoj se kemi bërë një punë të mirë. Por duhet të dimë që janë ndeshje me rëndësi të madhe.

Nuk mund t'i marrim gjërat lehtë. Secila prej tyre është kampione në vendin e vet.

Ndaj duhet përqendrim maksimal", thotë Lika.

Në të njëjtën kohë, i pari i pankinës kuqeblu ka folur dhe për gjendjen e ekipit

"I kemi të gatshme të gjitha lojtaret me përjashtim të futbollistes së kombëtares Albiona Bajraktarit, e cila ka një dëmtim në gju", shpjegoi i pari i pankinës shkodrane.

Kualifikimi për në raundin tjetër është objektivi i Vllaznisë. Këtë pohon si trajneri Haris Lika, ashtu dhe Esmeralda Franja

"Besoj se kemi bërë një punë të mirë. Por duhet të dimë që janë ndeshje me rëndësi të madhe.

Nuk mund t'i marrim gjërat lehtë. Secila prej tyre është kampione në vendin e vet. Ndaj duhet përqendrim maksimal",bën të ditur Lika.

"Duke parë që në ekip nuk kemi asnjë lojtare të larguar dhe kemi afruar elementë të rinj objektivi është kalimi i turit", bën të ditur Esmeralda Franja.

Megi Doçi e ka lënë Ligën e Kampioneve me golin ndaj Real Madrid. Kërkon që një gjë të tillë ta bëjë edhe ndaj Hajvalisë

"Vllaznia për mua nuk ka qenë asnjë çështje parashë, por ka qenë gjithmonë çështje ndjenjash", thekson Doçi.

Vllaznia luan të mërkurën në ora 18:00 ndaj Hajvalisë, kurse në ora 12:00 Valur do të jetë përballë Fomget.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat