​Ramos u kërkoi falje tifozëve të Sevillas

Futboll

​Ramos u kërkoi falje tifozëve të Sevillas

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 09:25
Sergio Ramos

Sergio Ramos është rikthyer te Sevilla në moshën 37-vjeçare. Ai u largua nga klubi 18 vite më parë, kur ishte vetëm 19 vjeç, për të nisur një sfidë të re te Real Madrid. Në prezantimin e tij zyrtar, mbrojtësi spanjoll kishte një mesazh të rëndësishëm për tifozët e Sevillës.

Ai ndër të tjera, u ka kërkuar falje për gjestet që mund t’i ketë bërë gjatë kohës sa nuk ishte në klub e që tifozët mund të jenë ndjerë të ofenduar.

“Përshëndetje Sevillistas. Sot është një ditë shumë e veçantë për mua, shumë emocionuese. Më në fund po kthehem në shtëpi. Mezi po e pres atë moment, të vesh sërish këtë fanellë dhe ta vendos këtë stemë në gjoks. Kanë kaluar 18 vjet që kur jam larguar. Mendoj se kam bërë gabime dhe dua të shfrytëzoj rastin për t'i kërkuar falje çdo tifozi që mund të jetë ndjerë i ofenduar nga gjestet që mund të kem bërë në atë kohë.”, tha Ramos.

Ai ka shtuar se do të jap gjithçka për t’i arritur objektivat e klubit.

“Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe jemi të gjithë pjesë e së njëjtës familje. Unë kam ardhur për t'u bashkuar, për të vozitur në të njëjtin drejtim dhe mezi pres të shkel në Sánchez-Pizjuán dhe t'ju takoj përsëri të gjithëve. Ishte një borxh që ia kam pasur vetes, familjes sime, gjyshit tim, babait tim. Shpresoj te shihemi shume shpejt. Unë vij këtu për të dhënë gjithçka dhe për të arritur objektivat me ekipin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat