Barcelona pranë transferimit të Cancelo dhe Joao Felix

Futboll

Barcelona pranë transferimit të Cancelo dhe Joao Felix

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:50
Joao Felix

Te Barcelona mbizotëron besimi për mbylljen e marrëveshjes për huazimin e Joao Cancelo nga Manchester City dhe Joao Felix nga Atletico Madrid.

Ky i fundit është i pakënaqur te Los Colchoneros dhe synon që të kompletojë ëndrrën për të luajtur te Barcelona.

Siç raporton A Bola nga Portugalia, të dy luzitanianët do të ishin gati të transferoheshin në Katalonjë për të nënshkruar me Blaugranët, të cilët megjithatë duhet të zgjidhin problemet e zakonshme ekonomike që kanë shkatërruar klubin prej vitesh dhe që për momentin nuk lejojnë përfshirjen e lojtarëve në listën e kampionatit dhe UEFA-s.

Ndaj dhe fillimisht Barcelona duhet të mbyllë disa operacione në largim si Clement Lenglet, i cili duket se do të kthehet në Premier League për të veshur fanellën e Aston Villa, si dhe Ansu Fati, për të cilin ka interesim nga skuadra e Tottenhamit. Me largimin e tyre, mund të kemi dy afrime të reja duke marrë në konsideratë uljen e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat