Kështu duket renditja e pesë skuadrave shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Kështu duket renditja e pesë skuadrave shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 27 gusht 2023 Në ora: 19:49
Pamje nga ndeshja Rabotniçki - Shkëndija

Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me 14 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e pestë në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.  

Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari është anuluar për 1 nëntor.

Në një ndeshje dramatike që u  zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, Shkëndija me përmbysje mundi Rabotniçkin vendas me rezultatin 2:1. Ekipi i Rabotniçkit  ishte në epërsi me  golin që e shënoi  Kagimu në minutën e  28-të.

Ndërsa  kuqezinjtë tetovar  arritën të përmbysin rezultatin   me  golat  që i shënuan  Bruno Dita në minutën 90+1’  dhe Endrit Krasniqi në minutën 90+6’. Për  ekipin tetovar ishte kjo  fitorja e  katërt radhazi pas  katër xhirove, ndërsa  takimin  me Struga Trim Lum do ta  zhvillojnë më 1 nëntor.

Fitore  të sigurt 3-1,ka shënuar  Shkupi në takimin me  ekipin e Gostivarit. Autor të golave  për ekipin nga Çairi ishin  Hoxhiq (26), Sahiti (70)  dhe Vosha në minutën 90+7, golin e vetëm për Gostivarit e ka shënuar Potuk (64).

Në Kavadar, Tikveshi  dhe  Voska  Sport  kanë luajtur  me barazim  1:1. 

Autor I golit për vendasit ishte Gasam   në minutën e  17-të, ndërsa barazoi  Marushiq në minutën e 73.Bregallnica në Shtip mundi Akademia Pandev Brera me rezultatin minimal  1:0 me  golin e vetëm që e realizoi Venegas në minutën e 27. Pë ekipin   nga Strumica  ishte kjo  disfata e pare pas  katër  fitoreve  radhazi.

Ndeshje  në Kratovë mes  Sileksit  dhe Makedonija  Gj.P  përfundoi me  barazim  2:2 edhe pse ekipi  mysafirë ishte në epërsi deri në minutën 82-të. Autor të golave pë sileksin ishin Gjorgjievski (44), Kalanovski (82) , ndërsa për Makedonija Gj.P shënuan  Aleksovski (44)  dhe Skenderi (45+2’).

Java e pestë

Breagallnica – AP Brera 1:0 
Rabotniçki – Shkëndija 1:2 
Shkupi – Gostivari  3:1
Sileksi – Makedonija Gj.P 2:2 
Tikveshi – Voska Sport. 1:1 

Tabela: 1.Shkëndija 12 pikë (1 ndeshje ), 2 AP Brera 12, 3.Bregallnica 9, 4.Shkupi 8, 5.Tikveshi 7, 6.Rabotniçki 6, 7.Sileksi 6, 8.Makedonija Gj.P 5, 9.Struga Trim Lum 3 (-3 ndeshje), 10.Voska Sport 4 (-1 ndeshje), 11. Gostivari 3, 12. Vardari 1 pikë (-1 ndeshje).

Në javën e 6-të, me 2 shtator, me fillim në ora 16:00, takohen:Vardari – Makedonija GJ.P,  Gostivari – Sileksi, Shkëndija – Shkupi,  AP Brera – Rabotniçki,  Voska Sport – Bregallnica dhe Struga Trim Lum- Tikveshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat