Ismaili flet para ndeshjes kundër Tikveshit

Futboll

Ismaili flet para ndeshjes kundër Tikveshit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:01
FC Voska Sport

Fatih Ismaili ka folur për faqen zyrtare të FC Voska Sport lidhur me ndeshjen ndaj Tikveshit në Kavadar, sot ora 16:00.

Ai ka thënë se janë të përgatitur për sfidën ën fjalë dhe dhe shpresojë të kthehen me fitore.

“Për ne si skuadër debutuese në Ligën e Parë dhe ekip me shumë futbollist të ndryshëm që kemi ardhur këtë verë te Voska Sport, çdo ndeshje është e rëndësishme, por në të njejtën kohë edhe e vështirë.

Synimet e të gjithë neve në skuadër janë që të marrim maksimumin e pikëve në çdo ndeshje të kampionatit, ashtu do të jetë edhe me Tikveshin.

Shkojmë në Kavadar për të dhënë secili prej futbollistëve më të mirën nga vetja dhe në fund të marrim atë çka dëshirojmë.

Kemi punuar maksimalisht gjatë javës dhe jemi të përgatitur për lojë. Shpresojmë të marrim fitoren e dytë të sezonit dhe të vazhdojmë ashtu edhe në ndeshjet tjera në vijim”, deklaroi Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat