Ramani: Presim që të dielën të rikthemi te fitoret 

Futboll

Ramani: Presim që të dielën të rikthemi te fitoret 

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 16:06
Hamza Ramani

Shkupi të dielën e luan ndaj Gostivarit, në. takimin e javës së pestë të elitës së futbollit maqedonas.

Hamza Ramani i Shkupit ka folur për ndeshjen e së dielës, duke theksuar se skuadra me çdo kusht do ta kërkojë fitoren e parë në shtëpi këtë sezon.

“Ndeshja kundër Gostivarit është e një rëndësie të madhe për ne, për faktin se presim që të shënojmë fitore si vendas, për të marrë pikë të plota dhe një herit të gëzojmë edhe tifozët tanë.

Sigurisht se kjo fitore eventuale do të na kthen në pjesën e epërme të renditjes, aty ku edhe si klub meritojmë të jemi.  

Në ndeshjen e fundit kundër Makedonija Gjorçe Petrovit treguam lojë mjaft të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë.

Andaj presim që të dielën të rikthemi te fitoret që ta dëshmojmë besimin e trajnerit”, ka thënë Ramani.

Dueli Shkupi – Gostivari luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në ora 16:00, ndërsa arbitër kryesor është Stojançe Stojanov nga Shtipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat