Shiten më shumë se gjysma e biletave për ndeshjen Ballkani - Bate

Futboll

Shiten më shumë se gjysma e biletave për ndeshjen Ballkani - Bate

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:41
Ballkani

Ballkani do të luajë dy ndeshje tejet të rëndësishme në raundin e “Play-Off” të Ligës së Konferencës, në tentim për të përsëritur historinë siç bëri sezonin e kaluar.

Klubi portokalli do të luajë ndaj skuadrës bjelloruse Bate Borisov në sfidën eliminatore të “Play-Off”, duke synuar kalimin në fazën e grupeve për të dytin vit radhazi.

Therandasit do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” të enjten mbrëma, me fillim nga ora 20:45.

Interesimi për ta parë këtë duel duket i jashtëzakonshëm, siç e dëshmon fakti që tashmë janë shitur më shumë se gjysma e bilateve.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda klubit, tashmë janë shitur mbi 6 mijë bileta për duelin e parë të kësaj sfide.

Ndërkohë klubi gjithashtu i ka njoftuar të gjithë tifozët që duan të pajisen me bileta se ato do të jenë në dispozicion sot nga ora 13:00 e deri në 21:00 dhe mund të blihen të zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Therandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat