Shkëndija kërkon fitore në Kavadar

Futboll

Shkëndija kërkon fitore në Kavadar

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Kuqezinjtë të dielën në Kavadar përballë Tikveshit luajnë duelin e xhiros së tretë në sezonin e ri në elitën e futbollit maqedonas. 

Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e dytë të sezonit të ri në xhiron e tretë, pasi dueli i fundjavës së shkuar me Strugën u shty shkaku i paraqitjeve evropiane të ekipit strugan. 

"Tikveshi i Kavadarit është rival i kuqezinjëve në një duel ku synojmë të vazhdojmë atë që nisëm dy javë më parë në Ohër kur hapëm sezonin me fitore (1:0) ndaj Voska Sport. 

Mungesën e ndeshjes fundjavën e shkuar e kompensuam me miqësore me Dinamon e Ferizajit (2:0) dhe gjatë këtyre ditëve kemi punuar për të qenë në lartësinë e duhur në takimin e nesërm në Kavadar. 

Tikveshi ka start të shkëlqyeshëm të sezonit të ri dhe me dy fitore në dy ndeshje renditet në vendin e parë me 6 pikë maksimale. Fitores 1:0 ndaj Makedonija Gj.P. në xhiron e parë javën e shkuar i shtuan triumf 3:0 në fushë të Gostivarit dhe pas dy sfidave të para kanë goldiferencë 4-0. 

Ennur Totre kthehet në formacion pasi humbi sfidën me Voskën shkaku i lëndimit. Mesfushori ka punuar intenzivisht dhe duke luajtur edhe miqësoren me Dinamo Ferizajin tashmë është 100% i gatshëm për lojë.

Shqetësime të lehta në stërvitjen e sotme ka ndjerë Bruno Dita, i cili mbetet të shihet si do të jetë fizikisht nesër para  ndeshjes. Lojtarët tjerë janë gati, pa llogaritur Florent Ramadanin dhe Zija Merxhanin që janë jashta kombinimit shkaku i dëmtimeve", njofton FC Shkëndija. 

Përballja Tikveshi - Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 17:00 në stadiumin e qytetit në Kavadar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat