Garcia: Mourinho u ka kthyer gëzimin tifozëve të Romës

Futboll

Garcia: Mourinho u ka kthyer gëzimin tifozëve të Romës

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:56
Garcia

Rudi Garcia u kthye në Itali shtatë vjet e gjysmë pas lirimit nga Roma. Ai pranoi një sfidë të vështirë: drejtimin e kampionëve të Italisë, duke zëvendësuar Spallettin.

Me rastin e nisjes së kampionatit, trajneri francez ka dhënë një intervistë të gjatë për Dazn, ku ka folur edhe për përvojën e tij të mëparshme si verdhekuq.

Për Francesco Tottin: “Totti ishte një kampion i madh, si Cristiano Ronaldo. Një nga të paktët që kishte cilësi të jashtëzakonshme teknike. Ishte i çmendur”.

Për Spallettin: “I dhashë vendin te Roma dhe i mora vendin te Napoli. Kam respekt të madh për të, bëri gjëra të mëdha tek Napoli”.

Për Mourinhon: “E kam takuar kur ishte te Reali dhe unë te Roma. Sot është kundërshtar, por gëzimi që u ka kthyer tifozëve të Romës është i rëndësishëm, stadiumi është gjithmonë plot. Ai ka fituar shumë, ka një palmares të çmendur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat