Derbi i Stambollit për Sergio Ramosin

Futboll

Derbi i Stambollit për Sergio Ramosin

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 14:58
Sergio Ramos

Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në mbylljen e merkatos së verës, Sergio Ramos është ende lojtar i lirë.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi veteran spanjoll së shpejti do të jetë pjesë e një skuadre të re.

Qendërmbrojtësi 37-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e Galatasaray-t, por jo vetëm.

Në garë është edhe skuadra tjetër e kryeqytetit Stamboll, Besiktas.

Mirëpo, sipas të njëjtit burim, ngërçi në negociata është për shkak të pagës së lartë prej 7.5 milionë eurosh në sezon që kërkon futbollisti.

Si Galtasaray ashtu edhe Besiktasi nuk mund t’ia lejojnë vetes një shpenzim të tillë për pagat, kështu që Ramos, nëse dëshiron të luajë në Stamboll, duhet të ulë pretendimet ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat