Lincoln Red Imps – Ballkani, UEFA cakton gjyqtarët norvegjezë për të ndarë drejtësinë

Futboll

Lincoln Red Imps – Ballkani, UEFA cakton gjyqtarët norvegjezë për të ndarë drejtësinë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:38
Pamje nga një ndeshje

Ballkani do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjes së kthimit në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 2-0.

Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi ishin autorët e golave për skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja.

Të enjten, dy skuadrat do të zbresin në fushë për ndeshjen e kthimit, teksa suharekasit synojnë të mos mposhten në udhëtim për të kaluar në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.

UEFA tanimë i ka bërë delegimet e gjyqtarëve për sfidat kthyese të raundit të tretë.

Gjyqtari norvegjez, Kristoffer Hagenes do të jetë kryesore, derisa ndihmësit e tij janë Anders Olav Dale dhe Oystein Ytterland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat