Barella ka shumë mundësi që të kthehet në objektivin numër një

Futboll

Barella ka shumë mundësi që të kthehet në objektivin numër një

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:15
Barella

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të marrë Nicolo Barella-n me çdo kusht.

Disa ditë më parë, sipas mediave italiane, presidenti Zhang ka bërë të ditur se asnjë lojtar i zikaltërve nuk konsiderohet i paprekshëm.

Natyrisht, mesfushori nuk është në merkato, por me një ofertë prej 80 milionë eurosh ka shumë mundësi që Inter-i të dorëzohet.

Nga ana tjetër, Marotta do të kishte mundësinë ta përdorte atë shifër për të gjetur zëvendësuesin e Barella-s dhe për të gjetur sulmuesin e shumëkërkuar.

Klopp nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin e tij për yllin e Inter-it, madje e ka shprehur edhe publikisht duke thënë: “Është shumë i fortë dhe më pëlqen shumë.

Lojtar i klasit të lartë”.

Gjithashtu për të rimarrë veten nga zhgënjimi Caicedo, i cili zgjodhi Chelsea-n para Të Kuqve, Klopp ka ndërmend t’i bëjë vetes një super dhuratë.

Siç ka bërë të ditur Daily Express, ndryshe nga Lavia, Bellingham dhe vetë Caicedo, këtë herë Liverpool-i “nuk ka ndërmend të tërhiqet” dhe është i gatshëm të bëjë pothuajse gjithçka.

Kështu, Barella ka shumë mundësi që të kthehet në objektivin numër një në merkato për klubin anglez. Inter është i paralajmëruar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat