Portali italian pranë Interit i thur elozhe Sherrit

Futboll

Portali italian pranë Interit i thur elozhe Sherrit

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 22:33
Interi dhe Egnatia, foto e përbashkët

Paraqitja e Alen Sherrit ka lënë mbresa te të gjithë ata që kanë parë ndeshjen mes Interit dhe Egnatias.

Portieri ka bërë pritje pas pritje duke shpëtuar shumë herë portën e tij aq sa ka marrë vlerësime edhe nga mediat italiane.

Portali “fcinternews.it”, i cili i kushtohet pikërisht skuadrës zikaltër, në artikullin për lojtarët që spikatën dhe zhgënjyen mes lojtarëve të Interit, në pjesën që i përket Lautaro Martinez, ka kujtuar edhe portierin shqiptar dhe pritjet e tij, ndonëse cilëson kapitenin mes futbollistëve që shkëlqyen në duelin e sotëm, meqë shënoi dy gola.

“Martinez bën gjithçka gjithmonë mirë, nga mesfusha deri para, kur vepron si numër 10 shpesh bëhet i pakapshëm. Problemi i vërtetë është kur duhet të veshë fanellën e rolit të një numri 9.

Sherri mund të ketë qenë në një natë magjike, nga ato për t’ua treguar nipave, por “El Toro:” gabon me të vërtetë gjëra të pabesueshme në zonën e rreptësisë.

Pastaj Lazaro vendos t’i heqë peshën nga supet dhe ia bën të vlefshme paraqitjen, të pasuruar nga penalltia”, shkruan portali në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat