Chelsea përgatitë ofertën për Marco Verratti-n

Futboll

Chelsea përgatitë ofertën për Marco Verratti-n

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:24
Verratti

Chelsea është duke konsideruar të bëjë një ofertë prej 50 milionë funteve për mesfushorin e PSG-së Marco Verratti-n.

Italiani pritet të largohet nga “Parku i Princave” meqenëse u njoftua nga Luis Enrique që s’është pjesë e planeve të tij për edicionet në vijim.

Siç raporton “The Sun”, trajneri Mauricio Pochettino është i hapur të bashkëpunojë sërish me Verrattin dhe beson se mesfushori është ideali për të zëvendësuar Mateo Kovacic që iu bashkua rivalit, Man City.

PSG tashmë e ka vendosur në shitje Verrattin dhe preferon shitjen në Arabi, ku mund të kërkojnë një vlerë më të lartë për shërbimet e lojtarit.

Al Hilal veçse ka marrëveshje me italianin për tre vite kontratë por ende me PSG-në, andaj Chelsea po tenton të hyjë fuqishëm në garë.

Mirëpo, “Blutë” janë fillimisht të fokusuar te Moises Caicedo dhe pasi ta kompletojnë blerjen e lojtarit nga Ekuadori, atëherë do të vlerësojnë edhe mundësinë e nënshkrimit me Verrattin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat