Vllaznia nuk i shpëton gjobës nga UEFA

Futboll

Vllaznia nuk i shpëton gjobës nga UEFA

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:06
Tifozët

Vllaznia nuk i shpëton gjobës nga UEFA!

Pavarësisht se sjellja e tifozërisë kuqeblu ishte model në përballjen e dytë të Ligës së Konferencës mes Vllaznisë dhe Linfildit përsa u përket 90 minutave të luajtura, fishekzjarrët e hedhura pas përfundimit të takimit i kanë kushtuar një gjobë Vllaznisë.

Klubi shkodran është gjobitur me shumën 4500 euro, për shkak të hedhjeve të lëndëve piroteknike në fushë. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka marrë një vendim, i cili i është vënë në dispozicion edhe klubit.

Padyshim që këto dënime nuk janë aspak të mira, sepse në fund të fundit atmosfera në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë e shkëlqyer në atë takim. Kuqeblutë duhet ta paguajnë këtë shumë brenda 90 ditësh nga marrja e njoftimit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat