Kampionët e Italisë “blindojnë” kapitenin

Futboll

Kampionët e Italisë “blindojnë” kapitenin

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:45
Napoli

Ditë aktive në merkaton e Napolit. Kampionët e Italisë kanë gjetur më në fund zëvendësuesin e Kim Min-jae, i cili u shit te Bayern Munchen për 50 mln euro.

Qendërmbrojtësi i ri i skuadrës së Rudi Garcias do të jetë braziliani Natan, i cili vjen nga Bragantino. 22-vjeçari aktivizohet në qendër dhe krahun e majtë të prapavijës.

Dhe bashkë me Amir Rrahmanin pritet të formojnë një dyshe të fortë në qendrën e mbrojtjes së skuadrës së kaltër.

Ndërkohë që drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë “blinduar” kapitenin Giovanni Di Lorenzo.

30-vjeçari i krahut të djathtë të difensivës, një ndër më të dalluarit në sezonin e fundit te Napoli, dhe jo vetëm, ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2028. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Paga sezonale e liderit të Napolit është rritur dhe me bonuse shkon deri në 3.5 milionë euro në sezon. Dëshira e dy palëve, Di Lorenzos dhe klubit, ishte të vijonin së bashku. Dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat