Rijeka i shkakton humbje të thellë Dukagjinit

Futboll

Rijeka i shkakton humbje të thellë Dukagjinit

Nga: K. Goca Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:08
Rijeka feston

Rijeka është kualifikuar në rrethin e tretë të Conferencë League. 

Skuadra e Rijekës ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 6:1 ndaj Dukagjinit, në takimin që u zhvillua në Rijekë.

Futbollistët e Rijekës treguan lojë më të mirë, patën shumë raste e duke shënuar gjithsej 6 gola. 

Vlen të përmendet supergoli i Iljasa Zulfiut në minutën e 42-të, i cili nga 15 metra shtang vendasit duke shënuar në këndin e epërm. 

Për Rijekën shënuan Pashaliç (27'), Ivanoviq (39', 45+3' e 90+2'), Goda (64') e Djouahra (81’).

Skuadra kroate edhe takimin e parë e ka fituar por me rezultat minimal 1:0, ndërsa Dukagjini i thotë lamtumirë gatrave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat