Legjendat e futbollit italian “përulen” para Buffonit

Futboll

Legjendat e futbollit italian “përulen” para Buffonit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:30
Buffon

Një legjendë përshëndet një legjendë tjetër. Francesco Totti, i intervistuar në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” ka dashur të nderojë Gianluigi Buffon. Ish-portieri i Juventusit dhe Parmës ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë një vend në stafin e ekipit kombëtar, me të cilin fitoi Botërorin 2006 në Gjermani, me trajner Marcello Lippin.

Ai pritet të zërë vendin e të ndjerit Gianluca Vialli si kreu i delegacionit axurr, si krah i djathtë i Roberto Mancinit. “Gigi, duket sikur dje u takuam për herë të parë, – filloi ish-kapiteni i Romës. – Kam një mijë gjëra për të folur, ose për të kujtuar. Tani për tani, kënaquni nëse ju them se ishte bukur, vërtet ishte nder të luanim dhe fitonim së bashku”.

Sapo Buffon njoftoi lamtumirën nga futbolli i luajtur erdhi edhe mesazhi i Gattusos: “I pafund, i pamasë, i pavdekshëm. Në bisedën tonë me kampionët e botës 2006, pothuajse kurrë nuk ndërvepronit, por e di pse. Për sa kohë keni luajtur, ju dhuruat kujtime dhe emocione të pashlyeshme. Gjithmonë keni qëndruar në rrugën e duhur”.

Edhe Matteo Materazzi ka dashur të përshëndesë dhe t’i urojë fat ish-bashkëlojtarit të tij në kombëtaren axurre: “Gigi, nuk do ta harroj kurrë vrapimin tënd drejt meje dhe përqafimin tënd pas golit tim kundër Republikës Çeke. Faleminderit, pa ty nuk do të isha bërë kurrë kampion bote”.

Ja dhe përshëndetje e Zambrotta: “Ishe unik dhe i paimitueshëm; një portier ikonë dhe shembull për shumë fëmijë që kanë filluar të luajnë atë rol, duke të imituar ty. Një nder dhe pasuri që të kam pasur si shok skuadre te Juve dhe në ekipin kombëtar”.

Nuk munguan as fjalët e De Rossit, ish-kapitenit të Romës: “Një futbollist më unik sesa i rrallë, lider karizmatik, njeri i dhomës së zhveshjes, besnik dhe gjithmonë në dispozicion të shokëve të skuadrës. Suksese, Gigione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat