Mesfushori i Milanit niset drejt Stambollit

Futboll

Mesfushori i Milanit niset drejt Stambollit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 13:15
Ante Rebiç

Ante Rebiç nuk do të jetë më pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori kroat tashmë ka përfunduar të gjithë procedurat e transferimit te Beshiktashi dhe ka mbetur vetëm firma në kontratë dhe prezantimit.

Për këto, mesfushori është nisur paraditen e sotme në drejtim të Stambollit, aty ku edhe do të firmosë të ardhmen e tij. Gianluca di Marzio ka publikuar sot fotot nga momenti kur Rebiç ka lënë Milanon për të udhëtuar në drejtim të Stambollit.

Mesfushori kroat ka fituar titullin kampion në Itali me Milanin duke qenë një nga më të dalluarit ndërkohë që për Beshktashin është një goditje e madhe.

Mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën turke për ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat