Elbasani befason Dinamon e Superligës

Futboll

Elbasani befason Dinamon e Superligës

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:11
Pamje nga ndeshja

Elbasani dhe Dinamo barazuan 2-2 në një ndeshje miqësore të zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Sopoti” në Librazhd.

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, dy skuadrat prodhuan katër gola, teksa u vu re se te Blutë e Mehmetit shënuan dy qendrat e mbrojtjes.

Ndeshja nisi mirë për Dinamon, që kaloi në avantazh me Behiratche në të 9 minutë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytin ishte Kasa që barazoi për Elbasanin. Vetëm një minutë më vonë, Hoxha në të 67 riktheu sërish Dinamon në avantazh, teksa Lleshi në të 88 barazoi për 2-2.

Elbasani kështu del barazim me një skuadër të Superligës, teksa verdheblutë janë skuadra që ka bërë merkaton më të mirë në Kategorinë e Parë dhe pritet të jetë skuadra që do luftojë për një vend në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ri.

Elbasani 2-2 Dinamo (Kasa 66′, Lleshi 88′ / Behiratche 9′, Hoxha 67′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat