Suedia e Kosovare Asllanit deklason Italianë

Futboll

Suedia e Kosovare Asllanit deklason Italianë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:42
Kosovare Asllani

Kombëtarja e Suedisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Kupën e Botës, që po mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.

Të përzgjedhurat e Peter Gerhardsson shënuan fitore të thellë 5:0 sot ndaj Italisë.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë në Grupin G, me suedezet që tashmë veç e kanë siguruar kalimin e grupit.

Kapitenia e Suedisë, Kosovare Asllani, edhe në këtë ndeshje ishte titullare.

Ajo luajti për 64 minuta.

Suedia ndeshjen e radhës dhe të fundit në grup do ta zhvillojë ndaj Argjentinës, më 2 gusht.

Suedia prin në grup me gjashtë pikë, e ndjekur nga Italia që ka tri më pak.

Afrika e Jugut dhe Argjentina ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat