Tirana me probleme

Futboll

Tirana me probleme

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:46
Tirana

Dy lojtarë të Tiranës, Kristal Abazaj dhe Albi Doka, e mbyllën ndeshjen e djeshme para kohe.

Dy lojtarët kanë shfaqur shqetësime fizike, duke alarmuar jo pak bardheblutë.

Gjithsesi, në fund të takimit gjërat duket se janë qetësuar. Kristal Abazaj ka lënë fushën dhe nuk është se ka shumë probleme.

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë që luhet në “Air Albania”.

Edhe për Albi Dokën nuk ka për momentin alarm.

Gjithsesi, me të mbërritur në Shqipëri lojtarët do të vlerësohen me imtësi nga stafi mjekësor. Fakt është që dyshja me shumë mundësi do të jetë e gatshme për sfidën e dytë që luhet në 3 gusht në kryeqytet.

Tirana është mundur në sfidën e parë me rezultatin 3-1 dhe shpreson te një mrekulli në sfidën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat