E rrallë në Argjentinë

Futboll

E rrallë në Argjentinë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:03
Një gropë e madhe në fushën në Argjentinë

San Lorenzo u ndesh me Platensen në takimin e raundit të 1/16-ve në Kupën e Argjentinës.

Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol.

Dhe lojtarët iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin dhe skuadrën që do të kualifikohej në raundin tjetër.

I pari për vendasit gjuajti Gonzalo Lujan.

Mbrojtësi 22-vjeçar e dërgoi topin jashtë. Jo për faj të tij, por të fushës…

Një gropë e madhe ishte krijuar aty ku vendoset topi, ndërkohë që lojtari i shpëtoi mirë edhe dëmtimit të kaviljes.

Kjo ndikoi që arbitri kryesor të merrte vendimin për të ndryshuar portën ku do të goditeshin penalltitë e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat