Porto arrin marrëveshje me mesfushorin e Barcelonës

Futboll

Porto arrin marrëveshje me mesfushorin e Barcelonës

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:13
Pamje nga një ndeshje

Porto duket se ka arritur marrëveshje me futbollistin e Barcelonës, Nico Gonzalez.

Ekipi portugez pritet të nënshkruajë me mesfushorin së shpejti, bën të ditur gazetari Fabrizio Romano.

Dokumentet për transferim janë duke u bërë gati, teksa sipas Romanos marrëveshja është arritur qysh javën e kaluar.

Ai do të transferohet te Porto për 8 milionë, teksa 40 % e klauzolës së shitjes do të shkojë për Barcelonën. 21 vjeçari do të ketë mundësinë e klauzolës së kthimit te katalunasit në të ardhmen, bën të ditur Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat