Lajm i keq për Borussia Monchengladbach

Futboll

Lajm i keq për Borussia Monchengladbach

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:17
Stefan Lainer

Borussia Monchengladbach ka njoftuar se, pas disa analizave mjekësore, Stefan Lainer është diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike.

Mbrojtësi 30-vjeçar austriak do të duhet t’i nënshtrohet terapisë disamujore që do ta mbajë larg fushave. Klubi gjerman është siguruar se do të garantojë trajtimin më të mirë për lojtarin e tyre, duke nënvizuar se:

“Ka shumë probabilitet që gjendja shëndetësore të rikthehet plotësisht dhe të mundësohet një jetë normale, duke përfshirë edhe sportin profesional”.

Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach Roland Virkus tha: “Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stevie të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat