Turpi i Cërvena Zvezdës në Beograd për Kosovën, UEFA vepro fuqishëm

Futboll

Turpi i Cërvena Zvezdës në Beograd për Kosovën, UEFA vepro fuqishëm

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 22:58
Pamje e turpshme në Beograd

Serbët nuk kanë të ndalur me mesazhet skandaloze në lidhje me shtetin e Kosovës.

Një i tillë u shfaq sot nga tifozët famëkeq të Cërvena Zvezdës, “Delije”.

Këta famëkeq u përkujdesen për një koreografi skandaloze gjatë ndeshjes miqësore mes skuadrës nga Beogradi dhe Fiorentinas.

Në koreografi shihet një tank i madh, në sfondin e të cilit është flamuri serb dhe poshtë tij u shkrua mesazhi” “Të kthehet ushtria në Kosovë”.

Sipas mediumit nga Serbia “telegraf.rs”, kjo koreografi u shfaq në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të (12:44), dhe ishte zgjedhur simbolikisht sepse i referohet rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

UEFA vepro fuqishëm dhe me dënim maksimal për klubin famëkeq serb.

Mbetet të shihet nëse do të ndërmerret ndonjë masë ndaj klubit serb pas këtij veprimi të shëmtuar nga tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat