Kampioni malazez, Buduçnosti i Podgoricës, do të luajë ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve për Conference League në futboll.
Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, kampion i Maqedonisë së Veriut, është mikpritës i Buduçnostit, në ndeshjen që luhet nesër (17.00) në Ohër.
"Struga është një ekip solid. Mendoj se kemi gjasat tona.
Rezultat i mirë para ndeshjes së revanshit në Podgoricë, gjithçka do të jetë më e lehtë për ne”, ka thënë mes të tjera futbollisti i Buduçnostit, Millosh Brnoviq për mediumin malazez “Vijesti”.
Luka Mirkoviq, një nga lojtarët më me përvojë në kampin e Buduçnostit, do të luajë një rol të rëndësishëm nesër.
"Ne jemi të fokusuar në ndeshjen e parë me Strugën.
Asgjë nuk do të zgjidhet në ndeshjen e parë, jemi të përqendruar.
E kemi analizuar Strugën. E dimë se me çfarë kundërshtari kemi të bëjmë, një ekip solid, me përvojë. Nuk do të jetë e lehtë", tha Mirkoviq.