Taktika e Realit

Futboll

Taktika e Realit

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:56
Mbappe

Kylian Mbappe dhe Real Madrid, një “martesë” që të gjithë e dinë se do të konkretizohet, përfshirë këtu edhe Paris Saint-Germain.

Çështja është se kur do të bëhet, duke qenë se francezi nuk duket i tunduar nga destinacioni Arabi, pavarësisht milionave jashtë çdo logjike të ofruara nga Al Hilal. Rrugët mbeten dy: Ose të shkojë te Reali brenda 31 gushtit, ose të shkojë te Reali në 1 korrik 2024, ditën pas skadimit të kontratës me PSG.

Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, te Reali qëndrojnë të qetë duke pritur zhvillimin e ngjarjeve në mënyrë që ta realizojnë goditjen e madhe në fund të gushtit. Një përsëritje e situatës që u konstatua në 2021 edhe pse këtë herë Florentino Perez shpreson me një fund krejtësisht ndryshe.

Nëse 2 vjet më parë Mbappe, edhe falë presioneve të qeverisë franceze , firmosi rinovimin me PSG, këtë herë e ka bërë të ditur se nuk do t’ja dijë duke i premtuar Realit me të cilin ka një pakt të blinduar.

Për këtë arsye spanjollët do të presin javën e fundit të gushtit para se të trokasin zyrtarisht në dyert e klubit francez, që në atë moment do të jetë përballë mëdyshjes nëse duhet ta shesë lojtarin te Reali për një shifër shumë më të ulët se 200 milionë eurot e kërkuara , apo ta humbasë falas 11 muaj më pas.

Në këtë rast në Paris do të rrezikonin veç të tjerash të minonin raportet në dhomat e zhveshjes duke komplikuar punën e Luis Enrique. Mbajtja e Mbappe në stol do të shkaktonte shumë zhurmë, dhe nëse klubi e nxjerr atë jashtë grupit, duhet të merret dhe me sindikatën franceze të futbollstëve që e ka paralajmëruar Al-Khelaifin, “Mbappe në këtë rast do të ishte në gjendje për të hapur një proces ligjor kundër klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat