Perez u përgjigjet gazetarëve me klas!

Futboll

Perez u përgjigjet gazetarëve me klas!

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:59
Florentino Perez

Florentino Perez është pyetur për situatën e Kylian Mbppes dhe nëse është i shqetësuar rreth mundësisë së mos transferimit të francezit te Real Madridi duke qene se kane dale zera edhe per nje super oferte nga Arabia Saudite.

Lojtari francez tashmë ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain, me këtë aktuale që skadon në verën e vitit 2024.

Por, Perez ka thënë se situata e Mbappes te klubi parisien nuk e shqetëson.

A jam i qetë? Unë gjithmonë jam i qetë”, ka thënë presidenti i Los Blancos kur u pyet nga një gazetare në lidhje më situatën e francezit.

Në anën tjetër, PSG i ka bërë me dije Mbappes se ose do të rinovojë kontratën para 1 gushtit ose do të shitet në këtë verë.

Lojtari është i gatshëm të kalojë të gjithë sezonin 2023/24 në bankinë, për ta marrë bonusin 200 milionë euro nga kampioni i Ligue 1, më pas t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat