Arslan: Isha më nervoz se sa në ndeshjen e parë

Futboll

Arslan: Isha më nervoz se sa në ndeshjen e parë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:17
Pamje nga konferenca

Pas ndeshjes se dytë në kuadër të turit të parë të Ligës së Konferencës skuadra jonë ka eliminuar ekipin e FC Hegelmann me rezultat të përgjithshëm 5-0, ndërsa pas ndeshjes ka folur trajneri Cihat Arslan.

“Të them të drejtën më nervoz kam qenë sot se sa në ndeshjen e parë, pasi që motivimi te ne mundë të binte, ndërsa te ata të rritej, dhe kështu ishte. Në ndeshjen e kthimit më ka pëlqyer se si ka luajtur mbrojtja, por përveç kësaj që thash, nuk jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin.

Mendoj se ndikim kishte dhe moti, pasi ishte shumë nxehtë. Do të them tani diçka por të mos më keqkuptoni.

Mendoj se njerëzit që punojnë në mirëmbajtjen e stadiumit duhet të punojnë më shumë, që të jetë në gjendje më të mirë se sa është tani.

Nuk po kërkoj arsyetim, por fusha duhet të jetë e mirë, pasi që ne po luftojmë që shteti të merr sa më shumë pikë në renditje, që viteve të ardhshme të kemi më shumë se 3 ekipe në garat evropiane.

Kundërshtari kishte një sistem të tyre të lojës dhe luajtën mjaft mirë, ne nga ana e tjetër nuk kishim ndonjë shans të mirë apo edhe të krijojmë të tilla, Cephas dhe Trapanovski tentuan, por nuk kishim diçka më konkrete për tu dhënë edhe tifozëve më shumë.

Më vjen keq për pikët shtetërore që nga kjo ndeshje nuk i morëm. Ne duhet nga secila ndeshje të mësojmë diçka, këtë do ta ndërtojmë në ekip,  por duhet të jemi të disiplinuar dhe mos të dalim nga loja ekipore në individuale. Sigurisht që qëllimi ynë është të vazhdojmë sa më larg në këtë garë, në fazën e grupeve pse jo.

Ditën kur jemi kthyer nga Lituania, unë kam udhëtuar për në Sofje, për të parë ndeshjen kampionale të Levskit, por nuk deshëm ta bëjmë publike që jemi duke përcjellë Levskin, për respektin që kishim ndaj Hegelmannit.

Epërsia ynë më e madhe është që gjithmonë lojtarët që futen në lojë japin shumë nga vetja.

Nga të gjithë lojtarët që u futën në lojë si zëvendësues jam i kënaqur, në veçanti Aleks i cili bëri lojë të mirë, pastaj Sahiti që është një prej lojtarëve shumë të rëndësishëm, edhe pse ka gjashtë muaj pa luajtur dhe duhet ngadalë të vjen në formën e duhur.

Më vjen keq që nuk arrita ta fus në lojë Mladenovskin i cili e meriton të luajë, por ndeshjen e radhës do të ketë shansin.

Në fund i falënderoj tifozët dhe të gjithë ata që kishin ardhur për të na mbështetur me shpresë që do të kemi gëzime edhe në turin e ardhshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat