Okafor mbërrin nesër në Milano

Futboll

Okafor mbërrin nesër në Milano

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:22
Okafor

Milan është duke kryer një merkato cilësore dhe nuk ka ndërmend të ndalet me nënshkrimet.

Së fundmi, kuqezinjtë kanë arritur të mbyllin gjithçka për transferimin e sulmuesit të Salzburg, Noah Okafor.

23-vjeçari është një qendërsulmues i talentuar dhe me cilësi të jashtëzakonshme dhe Milan arriti të mbyllë gjithçka. Lojtari zvicerian do të mbërrijë ditën e nesërme në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur firmën mbi kontratë.

Sezonin e kaluar me Salzburg, Okafor ka luajtur 32 ndeshje në total, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 5 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat